Shkatërrohen 173 parcela të kultivuara me bimë narkotike. Asgjesohen me djegie 32.676 bimë. Sekuestrohet arsenal armësh. Sekuestrohen: një pushkë, 4 granata, 1 kallep tritoli 500 gr, 7 karikatore me fishekë, rreth 700 fishekë si dhe pjesë të ndryshme të armëve të tjera.

Armët u zbuluan në një shpellë të përshtatur për të qëndruar. Armët të fshehura brenda shpellës në një mur të ndërtuar me gur. Armët u gjetën afër vendit ku është qëlluar me armë helikopteri i Policisë vitin e kaluar gjatë operacionit antikanabis. Armët dhe municionet do dërgohen për ekzaminim të mëtejshëm në laboratorin kriminalistik. Operacioni gjatë ditës së sotme ka vijuar në territorin e fshatrave Plan,Gjurë,Kujë dhe Temal. Forcat e Policisë kanë operuar në një terren mjaft të vështirë, të pyllëzuar dhe shumë të thepisur. Operacioni masiv do vijojë përsëri nesër.

Artikulli paraprakQARKU SHKODËR MARRËVESHJE ME PROVINCEN HENAN NË KINË
Artikulli tjetërKANABIS, VIJON NË DITËN E DYTË, AKSIONI NDAJ KANABIS