Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në lokalin e shtetasit Gjin Guri në buzë të rrugës që të çon në Malin e Shoshit në Dukagjin. Nga ky shpërthim në lokalin e shtetasit Gjin Guri nuk raportohet për dëme në njerëz por ka vetëm dëme material të shkaktuara. Policia vendore e Shkodrës bën të ditur se lënda plasëse që ka shpërthyer është artizanale.

Menjëherë pas kësaj ngjarje të ndodhur drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat e policisë të cilët kanë nisur menjëherë hetimet lidhur me këtë shpërthim në lokalin e 44 vjeçarit. Deri më tani nuk ka ende një autor të dyshuar sepse personat që e kanë vendosur lëndën plasëse janë larguar menjëherë duke patur gjithë kohën e mjaftueshme sepse policisë i duhej një kohë e konsiderueshme për të shkuar deri atje.

Ndërkohë shtetasi Gjin Guri është një person me precedent penal sepse është dënuar me vendim të formës së prerë me 7 vite burg për armëmbajtje pa leje dhe kanosje. Ndërkohë në vitin 2015 Gjin Guri u arrestua sërish nga policia e Shkodrës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në kuadër të operacionit “Bjeshkët”.

Asokohe Gjin Guri ishte një person në kërkim ndërkohë që dyshohej edhe si personi që qëlloi ndaj policisë në një aksion të efektivëve 6 vite më parë në parcelat me kanabis në njësinë Shosh në Dukagjin. 44 vjeçari dyshohej se 6 vite më parë qëlloi ndaj policisë në tentativë për të mbrojtur parcelat me kanabis por vetëm disa javë më pas u vendos në pranga nga uniformat blu të Shkodrës.

Shtetasi Gjin Guri pasi është liruar nga burgu ka vijuar aktivitetin me lokalin e tij ndërsa bën edhe rrugën Shkodër-Dukagjin dhe anasjelltas me furgon pasagjerësh. Nga dyshimet e deritanishme të policisë pohojnë se vendosja e lëndës plasëse pranë lokalit të 44 vjeçarit është një sinjal ndaj tij nga ndonjë grup kriminal që merret me kultivimin dhe trafikimin e canabisit.

Kjo është vetëm njëra prej pistave ndërsa mësohet se kohët e fundit pas daljes nga burgu shtetasi Gjin Guri nuk ka patur konflikte të drejtpërdrejta me ndonjë person por dyshimet e policisë janë se lënda plasëse burim ka canabisin.

 

Artikulli paraprakDITA BOTËRORE E DIABETIT, MJEKJA: 10 RASTE TË REJA NË DITË
Artikulli tjetërSHKODËR, FAMILJES ME 8 ANËTAR I HEQET NDIHMA EKONOMIKE