KRYEKOMUNARI I KELMENDIT: PRITET SHPALLJA MONUMENT KULTURE, GATI FINANCIMI. Kulla e Prekë Calit deri në verën e vitit të ardhshëm mund të rikonstruktohet plotësisht. Menjëherë pas shqetësimit të ngritur një ditë më parë nga “Star Plus” për rrënimin e pjesës më të madhe të ndërtesës ku jetoi luftëtari Prekë Cali, kryetari i komunës Kelmend Gjeto Dukaj tregon se ka në duar një projekt të përfunduar dhe që do financohet nga kelmendasit që jetojnë në Amerikë.

Ajo që pritet është shpallja monument kulture duke qenë se nuk e gëzon ende këtë status. Gjatë këtyre viteve kulla shekullore e Prekë Calit ka nisur që të shkatërrohet ndaj është e domosdoshme rikonstruksioni për të ruajtur dhe mbrojtur jo vetëm vlerat historike por edhe etnografike që përfaqëson ajo figurë.

Artikulli paraprak“LORO BORIÇI” ÇDO GJË MBETET PENG I BUROKRACIVE
Artikulli tjetërMEHMETAJ: NEVOJA PËR PUNËSIM MË E MADHE