Seria A bëhet gati për një hap shumë të rëndësishëm, hapjen e dyerve të stadiumeve me kapacitet të plotë. Që nga marsi i vitit 2020, stadiumet italiane u mbyllën dhe vetëm në periudha të veçanta u hapën në mënyrë të pjesshme.

Me kufizime të ndryshme sa i përket kapacitetit dhe personave që mund të lejoheshin brenda impianteve) me teste apo të vaksinuar, duket se në pranverë do të kemi një situatë tjetër.

Tani Federata Italiane dhe qeveria janë ulur në tavolinën e bisedimeve dhe janë gati të ndryshojnë plotësisht situatën. Ministri i Shëndetësisë ka aprovuar në parim planin që në Serie A, stadiumet të hapen plotësisht duke filluar nga muaji mars.

Ndërsa kapaciteti i deritanishëm prej 50%, do të rritet gradualisht derisa të mbërrijë në heqjen e plotë të kufizimit të numrit të personave. Liga e Serie A kishte kërkuar vazhdimisht bisedime me qeverinë italiane për këtë kthesë të rëndësishme dhe tani, duket se po merr dritën jeshile.

Artikulli paraprak“KJO NUK ËSHTË ÇËSHTJE PARTIAKE”, BE DHE SHBA DALIN ME NJË ZË PËR ZGJATJEN E AFATIT TË VETTINGUT
Artikulli tjetërMBARIMI I MANDATIT TË ANËTARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE/ PRESIDENTI PUBLIKON EMRAT: JA KANDIDATËT QË KANË SHPALLUR INTERES