Një marinar ka mundur të mbijetojë për plot 14 orë në mes të Oqeanit Paqësor. Vidam Perevertilov, ka qëndruar për orë të tëra në ujë pasi ra nga anija e mallrave me të cilën po udhëtonte.

52-vjeçari nuk kishte veshur xhaketë shpëtimi, por ka notuar disa kilometra për t’u mbajtur tek një produkt plastik, e në këtë mënyrë të shpëtonte jetën.

“Ai dukej rreth 20 vite më i vjetër. Ishte shumë i lodhur por gjallë, u shpreh djali i tij për një media vendase.

Perevertilov është inxhinier në një anije lituaneze, e cila kishte ateruar në portin Taurgana në Zelandën e Re për t’u furnizuar me ushqime. Sipas djalit të tij, pas orësh të tëra në dhomat e motorit, burri kishte vendosur të dilte në kuvertë dhe të qetësohej, por më pas, rastësisht kishte rënë në det.

Askush nuk mësoi për zhdukjen e tij në ato momente, pasi ishte mjaft herët dhe pjesa më e madhe e ekuipazhit ishte në gjumë. Shpëtimi i 52-vjeçarit u bë i mundur nga një anije pasagjerësh, që u shfaq rastësisht në vendin ku ai po qëndronte prej 14 orësh.