Altin Dumani mban fjalimin e tij për largimin nga detyra si kryeprokuror i SPAK.

Para se t’ia lë fjalën z. Braho, t’i kaloj zyrtarisht edhe stafetën, më lejoni të them dy fjalë. Sot mbyllet një kapitull që ka qenë ndër më sfiduesit të karrierës sime 26-vjeçare si prokuror. Drejtimi i Prokurorisë së Posaçme ka qenë një privilegj i madh, por edhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Në rrugën tonë jemi ndeshur me vendime të vështira, sfida institucionale dhe presione të mëdha Në çdo jap kemi punuar me integritet, profesionalizëm dhe vendosmëri. Sot mund të them me bindje se SPAK është më i fortë, më i konsoliduar dhe më i besueshëm se më parë. Këto arritje janë rezultat i punës së palodhur të të gjithëve: prokurorëve, oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, hetuesve financiarë, ekspertëve, stafit administrativ, kabinetit dhe të çdo punonjësi që ka kontribuar me ndershmëri e kurajë. Dua t’ju falënderoj përzemërsisht për përkushtimin, integritetin dhe sakrificat tuaja. Gjithashtu dua t’u shpreh mirënjohjen time partnerëve ndërkombëtarë që kanë qenë pranë nesh në çdo etapë me mbështetje dhe ekspertizë të pakushtëzuar. Kontributi i tyre ka qenë i çmuar për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe ndërtimin e standardeve që kemi sot Një falënderim i veçantë për publikun shqiptar, besimi i tij ka qenë forca jonë më e madhe. I uroj shumë suksese z. Braho në detyrën e re dhe kam bindjen se ai do të mbështetet mbi trashëgiminë 6-vjeçare duke e çuar përpara misionin e SPAK me integritet e vendosmëri.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMERR DETYRËN KREU I RI I SPAK, KLODIAN BRAHO
Artikulli tjetërE MIRATON KËSHILLI I MINISTRAVE, QEVERIA JEP SHPËRBLIM PËR PERSONAT ME AFTËSI NDRYSHE