Kryeministri Zoran Zaev së fundi në disa raste ka qenë cak i kërcënimeve me jetë përmes rrjeteve sociale. Kërcënimet kanë qenë përmes video- porosive, porosive të shkruara dhe fotografive të djegura.

Kërcënimi i fundit, sipas portali Maktel, vjen nga një profil që mban emrin e organizatës nacionaliste “Trdokorni”, të cilët sërish e kanë paralajmëruar Zaevin.

“Dëgjuam lajme se Z.Z do të ndryshojë kushtetutën. E po Z.Z ndryshoje kushtetutën, dhe ligjet, por do të ndryshojmë edhe ty me nënshkrimin tënd. Durimit po i vjen fundi”, është porosia e shkruar.

MPB në dy raste më parë ka ngritur procedura hetimore lidhur me kërcënimet ndaj kryeministrit dhe funksionarëve të tjerë shtetëror.

zaev

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMETA PRET PËR 45 MINUTA NË PRESIDENCË PATRIARKUN RUS, KUSH E SHOQËRON
Artikulli tjetër3 PLUMBA NË SY TË FËMIJËVE, DETAJE NGA VRASJA E SHQIPTARIT NË FRANCË