Një 45-vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga policia pasi dyshohet se i ka hedhur ujë të nxehtë vajzës së tij 14-vjeçe.

Policia thotë se “ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00, ku shtetasi K.Xh në banesën e tij, në gjendje të dehur, pas një konflikti për motive të dobëta, me bashkëshorten e tij, dyshohet se i ka hedhur ujë të nxehtë, vajzës së tij, shtetases A.XH. 14 vjeçe, e cila është përfshirë për të shuar konfliktin midis prindërve.” Për pasojë, e dëmtuara është djegur në këmbë dhe ndodhet në Q.S.U.T. nën kujdesin e mjekëve. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Dhunë në familje” parashikuar në nenin 130/a/4 të Kodit Penal.

Artikulli paraprak“ARREST ME BURG” PËR 2 KRYEPLEQTË DHE SHOFERIN E FNSH
Artikulli tjetërDEPUTETËT E PD MBAJNË FJALËN TE “ÇADRA E LIRISË”: RAMA, KRYEBANDIT