Moti i keq në qytetin e Durrësit duket se ka filluar të normalizuar. Era e ka ulur intensitetin e saj megjithatë lundrimi i anijeve dhe peshkarexhave vijon të jetë i pezulluar. Nga të dyja anët e Adriatikut nuk është nisur asnjë mjet lundrues.

Ndërkohë rreth orës 12:00 do të shikohet situata e motit dhe më pas pritet që nga Bari në Durrës të niset trageti i linjës.