Aleksander Dushaj, iu dorezua policise, si dhe gjate se enjtes, gjykata e Shkalles se pare e Shkodres ka dhene edhe masen e sigurise arrest me burg, por blute e Shkodres vijojne ende kerkimet.

Kesaj radhe jo per te arrestuar autorin e dyshuar te vrasjes ne fshatin Drisht te Postribes, por per armen e krimit me te cilin ky shtetas ka kryer vrasjen si dhe per bashkepunetoret te cilet e kane ndihmuar per te kaluar nga fshati Drisht, ne Lezhe e me pas ne kryeqytet ku edhe eshte vetedorezuar. Sipas burimeve prane policise se Shkodres, behet me dije se gjate deklarimit ne polici, alesander Dushaj, eshte shprehur se armen e krimit e ka hedhur ne nje kontenier mbetjesh urbane ne kufirin mes Shkodres dhe Lezhes, cka ka detyruar blute e Shkodres nisjen e kontrolleve prane kesaj zone, nderkohe qe ne lidhje me kete ceshtje, eshte vene ne dijeni edhe Landfilli I Bushatit, per shkak te shkarkimit te gjithe mbetjeve te dy qarqeve Shkoder dhe Lezhe pikerisht prane ketij landfilli. Nderkohe qe sipas bluve, nuk perjashtohet edhe mundesia qe deklarimi I tij te mos jete I sakte dhe arma e krimit te jete ne ndonje kanal apo zone tjeter. Megjithate, po punohet edhe ne nje tjeter piste, ate te bashkepunetoreve te dushaj, ku ne baze te informacioneve te bluve te Shkodres, ate e kane ndihmuar dy persona per te udhetuar ne drejtim te Tiranes. Sipas bluve te Shkodres, ende nuk ka emra te sakte, por gjate deklarimeve ne polici, Dushaj nuk ka pranuar bashkepunetore ne arratisjen e tij nga Drishti ne drejtim te Tiranes.