Kryetari i KED-së Ardian Dvorani i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta që njoftoi se ditën e hënë do të depozitojë kallëzimin penal në prokurori kundër tij për dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të detyrës në lidhje me ngërçin që është krijuar me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Dvorani thotë se do i nënshtrohet ligjit, ndërsa ‘thumbon’ Presidentin kur thotë se nuk do i shmanget me lojëra mediatike dhe procedurale sikur ka ndodhur me njerëz të pushtetshëm në Shqipëri.

“Në media po mësoj se zoti President, ka vendosur apo po mendohet në fundjavë e deri të hënën, që të bëjë kallzim penal ndaj meje. Së paku, vërej se, si çdo shtetas a funksionar tjetër, më në fund e në këtë rast, Presidenti po e ushtron një të drejtë që, gjithsesi, Kushtetuta dhe ligji ia njeh kujtdo. Ndërsa unë, si çdo shtetas dhe funksionar tjetër, i nënshtrohem Kushtetutës dhe ligjeve penale të vendit tim.

Edhe këtë detyrim duhet ta pranoj si kushdo tjetër, pa u justifikuar dhe pa u shmangur me lojra mediatike dhe procedurale përballjes me ligjin, një fenomen ky që jo pak herë ka ndodhur me njerëz të pushtetshëm në çdo kuptim të fjalës.

Respektimi i barazisë para ligjit dhe zbatimi i tij i barabartë për të gjithë ishte nevoja dhe një nga sfidat më të mëdha për të cilën u miratua dhe po fillon të zbatohet hap pas hapi Reforma në Drejtësi” tha ai.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNDËRRONIN VALIXHET NË AEROPORT, ARRESTOHET GRUPI QË VODHI SENDE ME VLERË 82 MIJË PAUNDË
Artikulli tjetër“ARENA KOMBËTARE” ME EMËR TË RI ZYRTARIZIMI I ‘AIR ALBANIA STADIUM’RAMA:TA GËZOJNË BREZAT