Dy adoleshentë vetëm 15 dhe 16 vjeç janë arrestuar pasi i janë gjetur 440 gram lënë narkotike e llojit kanabis sativa.

Informacionet janë tepër të kufizuara por burimet e policisë bëjnë me dije se droga i është gjetur në çantë dhe jashtë murit rretues të një shkolle 9 vjeçare në kryeqytet. Dyshohet se lënda narkotike i është dhënë atyre nga një person tjetër nga një qytet tjetër i Shqipërisë dhe policia po punon për identifikimin e tij.

Informacioni i policisë: Më datë 16.02.2017, në prani të psikologut dhe prindërve u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. B dhe F. H, të datëlindjes 15 vjec dhe 16 vjeç banues në Tiranë, sepse ju gjetën e sekuestruan 440 (katërqind e dyzetë) gram me gjithë amballazh, bimë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Artikulli paraprakREFORMA NË DREJTËSI, BUSHATI: MË SHUMË SHPEJTËSI
Artikulli tjetërKULT – Elsa Lepuroshi