
Dy aksidente në Fier brenda disa minutave një i vdekur dhe një i plagosur
Një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur në dy aksidente që ndodhën brenda disa minutave në Fier. Makina që drejtohej nga Saimir Llakaj, 32 vjeç, mësohet se ka përplasur një 57 vjeçar që udhëtonte me motor në rrugën Fier-Seman. Ky i fundit ndërroi jetë pasi mbërriti në spitalin e Fierit. Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë shpejtësia e automjetit tip Volksvagen. Ndërkohë më herët një 58 vjeçar u aksidentua nga një autobuz. Ngjarja ndodhi në aksin Fier-Patos në afërsi të fshatit Portëz. Drejtuesi i autobuzit është shoqëruar në komisariatin e policisë për të sqaruar rrethanat e aksidentit.






