Dy aksidente ndodhen mbremjen e së mërkures në Lezhë.Ngjarja e parë rrugore u regjistrua rreth orës 21:00 në aksin Lezhë Ishull-Lezhë, pranë lagjes SMT. Një automjet tip Benz ka humbi kontrollin dhe u përplasu me një shtyllë ndriçimi, e më pas u përmbys në mes të rrugës.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa pësuar lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, që paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur nga shpejtësia me të cilen po lëvizte drejtuesi i automjeti.
Një tjeter aksident rrugor u shënua pak minuta më vonë pranë kryqëzimit të Rrilës, në superstradën Lezhë–Milot.Dy automjete u përplasen mes tyre, ndërsa njëri prej mjeteve ka goditur edhe dy automjete të tjera që tentuan të shmangin përplasjen.Si pasojë e aksidentit, një grua shtatzënë që ndodhej në njërin prej mjeteve u dërgua për kontrolle në Spitalin e Lezhës dhe, fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një parakalim i gabuar nga një prej mjeteve të përfshira.

Artikulli paraprakSHOQATA E GJUETARËVE: MORATORIUMI SHKATËRROI GJUETINË
Artikulli tjetërQENTË ENDACAK SHQETËSIM PËR QYTETARËT