Dy aleatët në qeverisje, Edi Rama dhe Ilir Meta po zhvillojnë një takim në ambjentet e “vilës 31” në kryeqytet. Në fokus të takimit të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Ilir,

mendohet të jetë pikërisht refoma në drejtësi dhe mënyra se si do të procedohet me komisionin e posaçëm për këtë reformë mandati i së cilit u shty pak ditë më parë deri në mesin e vitit 2016. Në takimin Rama-Meta të nisur pothuajse prej një ore mësohet se janë edhe dy krerët e grupeve parlamentare të PS dhe LSI, Petrit Vasili e Gramos Ruçi. Po ashtu i pranishëm në këtë takim është edhe ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Ky është takimi i dytë i aleatëve në koalicionin qeverisës brenda kësaj jave, pas atij në Kryesinë e Kuvendit.

Artikulli paraprakSERBI, 79 TË ARRESTUAR MES TYRE EDHE ISH MINISTRA
Artikulli tjetërDENONCIMI I KORRUPSIONIT, FRD MBËSHTET VOLTANA ADEMIN