Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Shkodër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – F. Zh. 17 vjeç, banues në fshatin Guci e Re Njesia Administrative Rrethina, Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse në lagjën Skenderbeg, Shkoder, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi autoveturen tip volksvagen me targa AA 628 MH. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkoder për veprën penale “ Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

 

2 . – Marjan Kunoraj ,34 vjeç, banues në fshatin Vukaj, Njesia Administrative Shllak, bashkia Shkodër Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse rreth orës 05:00 ka patur të parkuar në rrugë automjetin tip “Ifa” pa targa, në segmentin rrugore Shkodër – Postribë dhe pikërishtë në vendin e quajtur Hoti i Ri Rrethina, është goditur nga prapa nga motorrçikleta tip “Yamaha” pa targa i drejtuar nga shtetasi Alesio Mhilli 52 vjeç, banues ne fshatin Vukaj. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i motorrçikletes shtetasi Alesio Mhilli.Drejtuesi i automjetit tip ifa pas ndhodhjes së ngjarjes është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin, por pas pak orësh u bë e mundur kapja shtetatasit dhe shoqërimi i mjetit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Shkodër, nenet 290/3 dhe 273 të Kodit Penal.