
Në lojrat mesdhetare “Tarragona 2018” pjesëmarrja nga sportistët shqiptarë dhe shkodranë do të jetë e madhe në numër e disiplina. Sa i përket përfaqësuësve të boksit nga Shkodra do të jenë dy boksierët Bekim Vjerdha dhe Arjon Kajoshi.
Një ditë përpara se të nisen drejtë Spanjës trajneri Jozef Sermi u shpreh se përgatitjet e tyre kanë nisur prej kohësh nga ku edhe synojnë të arrijnë në zonën e medaljeve.
Të njëjtin objektiv kanë edhe dy boksierët Vjerdha dhe Kajoshi sa i përket arritjes në zonën e medaljeve duke e cilësuar madje që do të ishte “qershia mbi tortë”.
Duke marrë parasyshë rezultatet e jashtëzakonshme që boskierët shkodrnë kanë marrë në të gjitha aktivitetet që kanë qënë pjesëmarrës edhe në lojrat mesdhetare “Tarragona 2018” shpresohet shumë që të arrijnë edhe qëllimin e tyre të futen në zonën e medaljeve.


