Dy burra dhe një grua vjedhin me dhunë banesën e një 37-vjeçari

Tre persona janë arrestuar nga policia e Gramshit pasi dyshohet se kanë vjedhur me dhunë banesën e një 37-vjeçari. Të arrestuarit janë Bujar Qyra 46 vjeç, Sokol Berdellima 29 vjeç dhe Vera Çekrezi, 40 vjeçe banuese ne Gramsh. Policia sqaron se: Arrestimi i tyre, u be pasi ne Gramsh ne nje banese ne bashkepunim me njeri-tjetrin dyshohen te kene vjedhur me dhune shtetasin XH.H, 37 vjec banues ne Lushnje. Te tre shtetasit dyshohen ti kene marre nje aparat celular dhe 20.000 leke te reja. Sendet e vjedhura u gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Elbasan per veprime te metejshme per vepren penale “Vjedhja me dhune kryer ne bashkepunim” parashikuar nga neni 139 dhe 25 te Kodit Penal.