Për të tetin vit me radhë po organizohet në qytetin e Shkodrës festivali i Jazzit.

Një organizim i shoqatës kulturore “Rrok Jakaj”, mbështetur nga bashkia e Shkodrës, sjell në qytet emrat më të njohur të kësaj rryme shqiptar e ndërkombëtar.

Të enjtën pasdite, para ambjenteve të Muzeut të Fotografisë “Marubi” u zhvillua edhe një bashkëbisedim midis orgganizatorëve ku u evidentuan vlerat e këtij festivali, dhe në veçanti të violinistit Rrok Jakaj.

Presidenti i nderit i kesaj shoqate, kompozitori Zef Çoba, tha se Jakaj është një emër i njohur për të cilin duhet të jemi krenar. Punonjësja e shërbimit social në bashki, Jeta Xhabija, shfrytëzoi këtë moment për të folur mbi projektin humanitar kundër dhunës në familje, “Firmos edhe ti”. Ritmet e Shkodra Jazz Festival pushtojne Shkodren në datat 20, 21 dhe 22 korrik.