Përpara ndeshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës, që po luhet sot me fillim nga ora 20:45, tifozët në “Air Albania” kanë mbajtur një minutë heshtje. 21 mijë tifozë kanë nderuar 14-vjeçarin Martin Cani që u nda nga jeta të hënën pas një sherri me thika mes bashkëmoshatarëve. I ndjeri ishte pjesë e Dinamos U-15 dhe ëndërronte të bëhej futbollist. “Vrasja s’është pasion, futbolli po. Prehu në paqe Martin”, ishte një banderolë e tifozëve.

Pjesa e parë u vyll me 2 gola të shënuar nga skuadra e Ukrainës që në minutë e katërt e të dhjetë të takimit.

Artikulli paraprakPËRFUNDON SEANCA MARATONË, VOTOHET NË PARIM PROJEKTBUXHETI PËR VITIN 2025
Artikulli tjetërSHQIPËRIA MPOSHTET 1-2 NGA UKRAINA NË TIRANË, KOMBËTARJA RRËZOHET NË LIGËN C