Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, vajza e cila u aksidentua në Krastë të Elbasanit.

Elda Samurri, 20 vjeçe, qëndroi dy javë në koma pas përfshirjes në aksidentin automobilistik që rezultoi tragjik.

Vajza ishte pasagjere në automjetin që pasi humbi kontrollin u përplas me bordurat anësore të rrugës.

Por plagët e marra në aksident kanë rezultuar fatale për të renë, e cila sot ka mbyllur sytë përgjithmonë.