Lagjet “Ndue Koli” dhe “Gjuraj” në fshatin Juban të njësisë Guri i Zi nuk e kanë patur aspak vëmendjen e bashkisë Shkodër në gjithë këto vite. Dy lagjet rrezikojnë të përmbyten, sepse përroi që përshkon lagjet është i mbushur nga mbeturinat dhe në kohë me shi ai krijon fryerje kur ka reshje të dendura.

Një situatë e tillë është e papranueshme thonë banorët të cilët përvecse kërkojnë vendosjen e kazanëve thonë se është e nevojshme të zgjerohet rruga sepse makinat e pastrimit e kanë të pamundur të futen për shkak të rrugës së ngushtë.

Përrenjtë e fshatrave dhe kanalet kulluese kanë rënë pre e ndotjes ambientale ndër vite . Por këtij fenomeni nuk i ka shpëtuar as ai Gurit të Zi i cili është shënjestruar si vendqëndrim i mbeturinave.