Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme në Greqi, në zonën e Akaisë dhe Aitoloakarnanisë.

Sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra ka qenë në zonën detare, nëntë kilometra, në lindje, në verilindje të Kato Achaia.

Më herët, në orën 15:58, një tërmet me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur 26 kilometra në jugperëndim të Pirgos, në zonën detare midis Ilisë dhe Zakinthos.

Artikulli paraprakKOMBËTARJA U-19 NIS PËRGATITJET PËR EUROPIANIN, MEHMETI DHE HYSAJ: RIVALËT TË VËSHTIRË, POR SHKOJMË PËR TË FITUAR
Artikulli tjetërSËRISH PROBLEME ME ENERGJINË NË KOSOVË, DEL NGA FUNKSIONI BLLOKU A3, DO TË NDALET PËR 4-5 DITË