Një aksident i shënuar pasditen e sotme për pak sa nuk i morën jetën një gruaje 39 vjeçare që po ecte anash rrugës. Aksidenti, tha policia ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Broshkë.

Në aksident janë përfshirë dy mjete; “Citroen” me targa AA 805 Ç, drejtuar nga shtetasi R.R., 69 vjeç, banues në Kavajë dhe një “Opel” me targa AA 815 HO, drejtuar nga shtetasi Z.K., 48 vjeç. Si pasojë e devijimit të mjetit, ‘Opeli’ ka përplasur një këmbësoren me iniciale M.Xh., 39 vjeçe. Policia ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet hetimore.