Dy persona kanë tentuar që t’i japin fund jetës në Tiranë duke prerë damarët e dorës. Bëhet fjalë për dy raste të ndryshme të cilët janë shënuar mbrëmjen e së martës.

Një djalë i ri vetëm, 20 vjeç në gjendje të rëndë psikologjike ka prerë damarët e dorës, pasi i ati nuk e linte të hynte në banesë dhe të takonte të ëmën. I. M., 40 vjeç, banues në Bathore, rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme, në banesë, duke mos e lejuar të takojë nënën e tij dhe të qëndrojë në banesë, ka shtyrë në vetëvrasje, duke prerë damarët nga mërzia të birin F. M., 20 vjeç, banues në Bathore. Sipas pretendimeve të 40-vjeçarit, i cili u arrestua nga policia, i biri ishte natyrë problematike dhe për këtë arsye kishte vendosur që ti jepte mësim. Fatmirësisht pas mjekimit të marrë në Spitalin e Traumës, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është larguar për në banesë.

Rasti i dytë ka ndodhur po mbrëmjen e djeshme, ku një burrë ka prerë damarët e dorës. Rreth orës 19:30, në spitalin “Nënë Tereza”, ka shkuar i shoqëruar nga familjarët, në gjendje të rëndë shëndetësore V. Sh., vjeç 52, banues në Babrru. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se 52-vjeçari kishte prerë damarët në banesën e tij, pasi vuan nga probleme mendore. Lidhur me të dyja rastet materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për vlerësim.

Artikulli paraprakKANDIDATI PËR PROKUROR, ARTA MARKU: PROKURORIA NË KAOS
Artikulli tjetërTRE VAJZA PINË HELM, MES TYRE NJË E MITUR