Kreministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllimet për familjarët dhe miqtë e dy politikanëve të LDK-së, të cilët vranë me armë zjarri njëri-tjetrin. Kurti iu bën thirrje autoriteteve të vendit që të zbardhin këtë ngjarje të rëndë.

“Sonte u tronditëm nga ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin e Pejës. Sipas konfirmimit zyrtar të Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vrarë dy qytetarë të vendit tonë, kandidati për kryetar të komunës së Pejës, A. A., dhe, ish kandidati për kryetar të Deçanit, B. K., të dy nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, miqve dhe bashkëpunëtorëve nga Partia Demokratike e Kosovës. Në këto momente të vështira bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre për këtë humbje kaq tragjike. Ftoj organet e rendit që me seriozitetin më të lartë, sa më parë të zbardhin rastin e kësaj vrasje të dyfishtë”, shkruan Kurti.

Në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor, dy politikanë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë vrarë me armë zjarrin njëri-tjetrin. Përkatësisht viktima kanë mbetur, Astrit Ademaj, i cili ishte kandidat për kryetar në Pejë dhe Blerand Kadrijaj, ish-kandidati për kryetar i Deçanit në vitin 2017, po nga partia e PDK-së.

Dy viktimat dyshohet se kanë qenë në një lokal dhe fillimisht janë konfliktuar fizikisht, më pas ky konflikt ka agravuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit, ku Ademaj dhe Kadrijaj kanë qëlluar me armë drejt njëri-tjetrit. Ndërsa i plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademajt, Avni Ademaj, i cili është arrestuar nga Policia.

Artikulli paraprak14 VIKTIMA NGA ZJARRI NË SPITALIN COVID NË TETOVË, XHAÇKA: NGUSHËLLIME, DHIMBJA JUAJ ËSHTË DHIMBJA JONË, TRAGJEDIA JUAJ ËSHTË TRAGJEDIA JONË
Artikulli tjetërLOS ANXHELOSI PRITET TË LEJOJË VAKSINIMIN E FËMIJËVE MBI 12 VJEÇ