Dy raste dhune në familje janë denoncuar dje në policinë e Tiranës. Njëra prej tyre bëhet fjalë për një sherr që ka ndodhur në rrugën e “Arbërit” në Kamëz.

Krenari 35 vjeçar ka kanosur me armë gjahu kunatën e tij 34 vjeçare si dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjjike ndaj vëllait të tij. Edhe nusja e Krenarit mësohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunetërve të saj. Policia thotë se Krenarit i është bllokuar shotgan, ndërsa xhaxhait të tij 76 vjeçar dhe 94 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm. Për gruan 34 vjeçare i’u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme Rasti i dytë u shënua në Kavajë, ku 34 vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, L. E., 35 vjeç.