
Dy shqiptarë, përkatësisht 33 dhe 32 vjeç, janë arrestuar nga policia greke për posedim dhe trafikim droge.
Me anë të një njoftimi, policia helene sqaron se shqiptarë u kapën me mbi 2 kg kokainë, të cilën po e trafikonin në brendësi të territorit grek. Arrestimet e tyre u bënë në Krystallopigi të martën (22 nëntor), teksa kishin dalë nga Shqipëria. Përveç lëndës narkotike, atyre u janë sekuestruar edhe 1.030 euro, rreth 5.700 lekë shqiptare, 4 telefona celularë me karta Sim. Dosja ndaj tyre është dërguar në Prokurorinë e Kosturit.






