Dy shqiptarë dënohen me burg dhe më pas do të dëbohen

 

 Dy shqiptarë janë dënuar me pesë vjet burg, ndërsa pas vuajtjes së gjysmës së dënimit me burg ata do dëbohen në vendlindje. Dy shqiptarë të cilët merreshin me drogë, janë dënuar nga Gjykata e Paderbonit në Gjermani me pesë vjet burg, shkruan “radiohochstift.de’. Ata u zbuluan derisa veprën ilegale po e kryenin përpara shtëpisë së tyre. Dy shqiptarët kryesisht shisnin marihuanë dhe kokainë. Por, nga bastisja e shtëpisë së tyre u sekuestrua një kilogram marihuanë dhe 70 gram kokainë, me cilësi të dobët, 5300 euro para kesh si dhe armë të ndryshme. Ata janë dënuar me pesë vjet burg, ndërsa pas vuajtjes së gjysmës së dënimit me burg ata do dëbohen në vendlindjePas qëndrimit në burg të gjysmës së kohës, ata do dëbohen në vendlindje.