Dy shqiptarë kapen brenda magazinës së drogës me vlerë 170 mijë Euro

Dy shqiptarë në Britani të Madhe kanë dalë para një gjykate angleze dhe po përballen me akuzat e kultivimit të lëndëve narkotike. Muj Toskaj 24 vjeç dhe Blerim Mustavataj 29 vjeç u gjetën në brendësi të një fabrike droge ku ishin kultivuar 189 bimë kanabis sativa. Policia thotë se vlera e kanabisit të sekuestruar shkon në rrethm 170 mijë Euro. Dy shqiptarët akuzohen gjithashtu se kanë hyrë në vend në mënyrë të paligjshme dhe qëndrojnë me dokumente ilegale. Në seancat e tjera gjyqësore pritet të jepet vendimi ndaj dy shqiptarëve.

Artikulli paraprakAVIONI USHTARAK BOMBARDON KAMPIN E REFUGJATËVE MË SHUMË SE 100 TË VDEKUR
Artikulli tjetërMORATORIUM PËR LUMENJTË, PANARITI: SHFRYTËZIMI PA KRITER SOLLI PËRMBYTJET