Dy shqiptarë kapen me 200 mijë euro kokainë

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi u kapën me 2 kg kokaine. Ansa shkruan se shqiptarët janë të moshës 29 dhe 30 vjeç dhe drogën e kishin fshehur në parakolpin e maklinës së tyre “Volksëagen”. Ata u zbuluan për shkak të nervozizmit të shfaqur para forcave të policisë gjatë një kontrolli të Guardia di Finanza-s në Venecias në Itali. Identiteti i shqiptarëve nuk bëhet i ditur, ndërsa në zbulimin e kokainës ndihmuan edhe qentë antidrogë. Nëse lënda narkotike do të hidhej në treg, kapte vlerën e 200.000 eurove