Dy shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët në Foggia, me gjysmë kile heroinë.

Arrestimi i tyre erdhi pas kontrolleve të ushtruar në rrugët e zonës rurale të Foggias, ku karabinierët vunë re një makinë të dyshimtë me dy persona në të. Dy burrat, identifikuar më pas si Abaz Vrapi, lindur më 1969, dhe Armand Hasa, 1988, qytetarë shqiptarë rregullisht të pranishëm në Itali, u vunë re teksa fshihnin diçka mes bimëve, që në fund rezultoi të ishte një “bukë” me rreth 500 gramë heroinë.

Kontrollet e mëpasshme personale dhe të banesave sollën edhe gjetjen e 25 gramëve marijuanë. Autoritetet kanë kërkuar masën arrest me burg.

Artikulli paraprakAKSIDENTET, TRE QYTETE MBAJNË REKORDIN
Artikulli tjetërHETOHET SHOFERI I TAHIRIT, KONTROLL PASURIVE TË TIJ