Dy shqiptareve iu gjet drogë në makinë, kokainë, nga karabinierët e Nerviano, Itali. Çdo gjë ndodhi në parkingun e makinave në Auchan. Në pranga përfunduan dy shqiptarë, të dy pa strehë: njëri 27 dhe tjetri 23 vjeç.

Ata sapo kishin dalë nga qendra, pas blerjeve që kishin bërë. Por, kur kanë parë patrullën e policsë, ata janë shqetësuar dhe pikërisht këtë moment, Policia ka vendosur t’i kontrollojë. Dy shqiptarët muk kishin asgjë me vete, por në makinën e tyre u gjetën 41 gr kokainë ndarë në disa doza. Ndërkohë që vazhdonte kontrolli, policia ka njoftuar kolegët e tjerë, që mbërritën në parking.

Duke marrë parasysh atë që u gjetën, karabinierët i morën me vete në komisariat të dy shqiptarët. Për të dy është marrë vendimi arrest me burg për posedim droge. Procesi gjyqësor ndaj tyre do të bëhet më 2 janar 2018.

Artikulli paraprakADOLESHENTI I DROGUAR I VJEDH PENSIONIN, 73-VJEÇARIT
Artikulli tjetërDROGË NË BANESË, SHQIPTARI HIDHET NGA KATI I DYTE PËR T’I SHPËTUAR POLICISË