Dy shtetas grekë ndalohen në Janinë, për valixhen e kuqe

Dy shtetas grekë, që janë arrestuar në afërsi të Janinës, akuzohen për transportimin e një sasie droge, me qëllim futjen e saj në brendësi të territorit grek. Të dy ata ishin në makina të ndryshme, dhe drejtuesi i njerës prej tyre kishte rolin e pararojës. Por ai nuk mundi të shmangte patrullën e policisë që fillimisht ndaloi makinën ku ndodhej droga. Në makinën që drejtohej nga një shtetas grek të moshës 57 vjeç, u gjetën 47 kg e 160 gramë kanabis, të ambalazhuara në 47 paketa e të futura në një valixhe. Pak më vonë, u ndalua edhe makina tjetër dhe iu hodhën prangat drejtuesit. Sipas policisë, ata e kishin marrë drogën në afërsi të kufirit me Shqipërinë

Artikulli paraprakPAJISJA E PËRGJIMIT, INXHINIERI GREK HYRI 24 HERË NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërVRAU DY VËLLEZËRI NE SHQIPERI, GJYKATA BRITANIKE VENDOS EKSTRADIMIN