Tre të vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thikë pranë katedrales ‘Notre Dame’ në Nicë deklaruan mediat franceze. Sipas një burimi policor në gazetën franceze Le Figaro, gruaja e moshuar të cilës iu pre koka u gjet e masakruar në kishë. Një burrë gjithashtu u gjet i vrarë në kishë. Gruaja e dytë, e cila kishte arritur të strehohej në një kafene aty pranë, humbi jetën atje, trupi i saj u ther disa herë. Sulmi la gjithashtu disa të plagosur.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se një operacion policor ishte duke u zhvilluar në qytet, ndërsa Kryetari i Komunës së Nicës Christian Estrosi tha se bëhet fjalë për një sulm terrorist dhe i dyshuari për krimin ishte arrestuar. Sipas mediave franceze, një gruaje i është prerë koka.

Sulmi erdhi brenda disa ditësh nga vrasja e mësuesit francez Samuel Paty, të cilit iu pre koka në Paris këtë muaj nga një islamist i dyshuar pasi ai përdori karikaturat e Profetit Muhamed në një klasë për lirinë e shprehjes.

Kjo vrasje e përplasi Francën, duke mbajtur jehonë të sulmit islamik në 2015 në zyrat e revistës satirike Charlie Hebdo, pasi ajo publikoi karikaturat e Profetit Muhamed.

Sipas burimeve të policisë nga Le Figaro, dy orë pas sulmit në Bazilikën e Notre-Dame në Nicë, një burrë u përpoq të sulmonte policinë në Avignon, në rrethin Montfavet. Ai u qëllua për vdekje nga policia rreth orës 11:15 të mëngjesit.