Në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, janë aksidentuar gjatë punës shtetasit M.Gj, dhe A.K, të dy banues në Bulqizë.

Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në spital, dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Bulqizë /informacion paraprak
Rreth orës 20.50, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë marrë informacion se në minierën e kromit në qytetin e Bulqizës, janë aksidentuar gjatë punës shtetasit M.Gj, dhe A.K, të dy banues në Bulqizë.

Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në spital, dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.