
Dy të mitur, që udhëtonin me skuter në kryeqytet, janë përplasur nga një makinë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Raportohet se fëmijët janë plagosur rëndë dhe u dërguan me urgjencë në spital.
Shoferi i automjetit u ndalua nga policia, ndërkohë që pritet hetimi për zbardhjen e ngjarjes.