Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkallnur të Durrësit, ku dy të moshuar janë dhunuar në shtëpinë e tyre dhe më pas janë grabitur.

Sipas policisë, tre persona me maska kanë hyrë në shtëpinë e dy të moshuarve, M.E. 77 vjeç dhe Sh.E. 69 vjeçe, dhe pasi e kanë lidhur çiftin i kanë marrë edhe një sasi parash prej 100 mijë lekësh. 77-vjeçari M.E është dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit për shkak të goditjeve të marra, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, po kryejnë verifikimet e nevojshme me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Artikulli paraprakAKSIDENT ME VDEKJE PRANË URËS SË DAJLANIT
Artikulli tjetërAMF EVIDENTON 1400 FËMIJË NË SITUATË RRUGE