Besim dhe Sanije Dini janë një çift të moshuarish që kanë mbetur të vetmuar në fshatin Muriqan, një tjetër zonë e përmbytur në Anën e Malit. Të mbjellat me të cilat jetonin të moshuarit kanë shkuar dëm. 73 vjeçari tregon se deri më tani dëmi i shkaktuar në tokën e tyre bujqësore është i madh por askush nuk është interesuar për ta.

E zonja e shtëpisë, Sanije Dini thotë se mundi për të punuar tokën është i madh, ashtu siç edhe të gjitha shpenzimet janë të mëdha. E moshuara nuk ka asnjë shpresë se mund të marrin dëmshpërblim.

Në njësinë Ana e Malit, në zonat e përmbytura kryesisht kanë mbetur vetëm të moshuar pasi të rinjtë janë larguar nga aty për shkak të ujit që vjen thuajse çdo vit duke i dëmtuar herë të mbjellat e herë shtëpitë.