Dy persona, një shqiptar dhe një italian janë vënë në pranga në Tiranë pasi kërkoheshin nga drejtësia italiane.

Në pranga është vënë Ciro Dentice, 50 vjeç, banues në Tiranë. I shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Trieste, Itali, me Vendim Nr. SIEP 154/2012, datë 17.05.2012, e kanë dënuar me 5 vjet e 2 muaj burg, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi Drogat, Kokainë”, “Pastrim Parash”, “Fallsifikim’’, “Armëmbajtje pa leje”, ku i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet, 3 muaj e 7 ditë burg.

I arrestuari tjetër është Lefter Lamaj, 49 vjeç, banues në Vlorë I shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Autoritet Gjyqësore Italiane, kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”. Materialet i kaluan Prokurorisë s ë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakBURRI KAP HAJDUTIN NË SHTËPI, E MBAN PENG DHE E RREH
Artikulli tjetërAKSIDENTET, TRE QYTETE MBAJNË REKORDIN