Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një zonë kodrinore të thellë të qytetit të Lezhës, një prej të cilëve ishte rapsod i njohur në zonë. Viktimat e identifikuara si Kol Murrani, rapsod i njohur në zonë dhe Preng Simoni, të dy 60 vjeç, të cilët sipas policisë kanë gjurmë të goditjes me armë zjarri në trupin e tyre. Kol Murrani është banor i kësaj zonë të thellë të Lezhës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën Lalm i Vjetër të Lezhës, një zonë e thellë malore dhe ka mungesë të infrastrukturës rrugore dhe është një zonë që nuk ka lëvizje të mëdha.

Nuk dihet nëse dy persona e gjetur të vdekur kanë pasur miqësi apo jo, ndërsa policia vijon hetimet. Gjithashtu nuk ka ende asnjë detaj nga policia nëse është gjetur ndonjë armë zjarri rreth vendit të ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes dhe nëse ka autorë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, ku kanë humbur jetën 2 persona. Është ende e paqartë nëse të shtënat me armë kanë ndodhur mes dy viktimave apo ka pasur autorë të tjerë të përfshirë në ngjarjen e rëndë.

Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes.