
Kryetari i Bashkisë Shkodër në rrjetet sociale :
Janë 300 nxënës që tashmë do të kenë mundësi t’i gëzohen dy terreneve të reja sportive në shkollën “Tring Smajli” në Grudë.
Investimi i bashkëfinancuar me Ministrinë e Arsimit dhe rikonstruksioni i jashtëm i godinës tregojnë qartë se vëmendja është e barabartë, si për shkollat në qytet, ashtu edhe për ato në njësitë administrative.
Puna ka nisur dhe ky është vetëm fillimi i ndryshimit që po shtrihet kudo ku ka fëmijë dhe shkolla.






