Dy  ton drogë në det, identifikohet njëri nga skafistët, u largua nga Shqipëria nga dogana e Kakavijes

 

Të tjera detaje janë zbardhur sa i përket trafikut ndërkombëtar të drogës ditën e djeshme që mbeti në tentativë, ku u angazhuan forcat policore shqiptare, greke dhe ato italiane. Burimet nga policia bëjnë me dije se njëri prej tre skafistëve është identifikuar. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur për arsye hetimore, por mësohet se ka dalë nga Shqipëria dhe ka hyrë në Greqi përmes pikës kufitare të Kakavijes. Nga hetimet e deritanishme rezulton se skafi që transportonte drogë ishte nisur nga pjesa jugore e ishullit të Korfuzit në Greqi, 110 milje larg brigjeve shqiptare. Lënda narkotike me peshë ekzakte 1.9 ton është me origjinë nga Shqipëria, por dyshohet se është paketuar në Greqi. Ditën djeshme në operacion për kapjen e skafit në detin Jon u zhvillua 6 orë ndjekje mes rojeve bregdetare greke, italiane e shqiptare. Për t’i shpëtuar arrestimit, skafistët hodhën drogën në det dhe u arratisën drejt brigjeve shqiptare duke u fshehur më pas në një zonë pyjore

Artikulli paraprakAKSIDENT I RËNDË PRANË KTHESËS SË KAMZËS, PËRMBYSET MAKINA
Artikulli tjetërKONFLIKT NË SHISH TUFINË, NDËRHYN EDHE USHTRIA