Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e Ersekës. Mësohet se dy vëllezër Andrea dhe Dionis Diamanti 22 dhe 33 vjeç, pas një debati kanë goditur me sende të forta 40-vjeçarin Orges Moraiti.

Gjatë konfliktit ata kanë dëmtuar edhe automjetin tip “Benz” në pronësit të të plagosurit.Morati është dërguar në spitalin e Korçës, ku tashmë është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy vëllezërit janë shoqëruar në Komisariatin e Korçës.

Njoftimi i plote
Më datë 22.11.2019, në dalje të qytetit, në rrugën Korçë-Ersekë, dy shtetasit A.D., 22 vjeç dhe D.D., 33 vjeç, (vëllezër) banues në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin O.M., rreth 40 vjeç, banues në Lubonjë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë konfliktit, autorët e dyshuar të ngjarjes, kanë dëmtuar me sende të forta, edhe mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit O.M.

Në ambjentet e Komisariatit ndodhen të shoqëruar të dy shtetasit A.D., dhe D.D., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakSHOFERJA PËRPLASET ME MBIKALIMIN
Artikulli tjetërDEKLARATA E DASH,PËRGJIGJET META