Një rast dhune në familje është regjistruar së fundi në kryeqytet, ku dy vëllezër, kanë rrahur vëllanë dhe kunatën e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë, ndërkohë që policia ka arrestuar në flagrancë njërin prej vëllezërve, dhe ka proceduar tjetrin.

Njoftimi i policisë :

Nga shërbimet e Komisariatit Nr. 6 është arrestuar në flagrancë shtetasi Y. Ç., si edhe u procedua në gjendje të lirë vëllai i tij shtetasi M. Ç., për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi pas një konflikti për motive të dobëta, në ambientin para banesës së tyre, në Kombinat, kanë dhunuar fizikisht vëllanë e tyre shtetasin L. Ç, si edhe kunatën e tyre (bashkëshorten e L. Ç).

Artikulli paraprakAKSIDENT NË ITALI, HUMB JETËN FOSHNJA SHQIPTARE
Artikulli tjetërARRESTOHET ISH PUNONJËSJA E POSTËS, VODHI LEKËT E DRITAVE DHE UJIT