Gjithmonë ka pasur një debat në lidhje me moshën e duhur kur fëmijët duhet të ekspozohen ndaj rrjeteve sociale.

Jo shumë kohë më parë ishte sfida e “Balenës blu” ajo që la të lënduar shumë të rinj, disa prej të cilëve edhe humbën jetën.

Dy të mitura, kanë vendosur të provojnë në realitet një nga trendet e platformës së mediave sociale TikTok, ku një deodorant sprucohet për disa sekonda rresht shumë pranë lëkurës, në mënyrë që të provokojë një ndjesi të akullt në lëkurë.

Një nga vajzat e ka provuar trendin por e ka mbajtur vetëm pak sekonda.

Më pas ka qenë radha e dhjetëvjeçares që të provojë trendin, duke e sprucuar deodorantin vetëm një centimetër larg lëkurës, për 10 sekonda.

Në një rrëfim për The Mirror, nëna e të miturës nga Hertfordshire, është shprehur se fillimisht janë përpjekur të lehtësojnë dhimbjen vetë, por pas 24 orëve prindërit e kanë dërguar 10-vjeçaren në spital.

“10 sekonda marrëzi e ka lënë atë me dy vjet dhimbje. Pasi u përpoqëm ta përballonim vetë djegien në shtëpi për 24 orët e para, u detyruam ta dërgojmë vajzën në spital.

Mjeku na referoi te një ekip i kirurgjisë plastike, i cili na tha se plagëve mund tu duhen 18 muaj deri në dy vjet për t’u shëruar plotësisht, duke shtuar se vajza mund të ketë nevojë për operacion plastik.

Ata thjesht po loznin me kanoçen e deodorantit. Nuk mund ta besoja kur pashë duart e saj, nuk dija nëse të qeshja apo të qaja. Ajo e ka ngrirë dorën.

Fillimisht e ka provuar shoqja, por vetëm për pak kohë. Ishte një tronditje e madhe, sepse ajo është një vajzë e vogël kaq e ndjeshme normalisht, ajo nuk futet kurrë në telashe. Thjeshte e humbi sensin praktik për ato sekonda”, tha ajo.

Mamaja 39-vjeçare shtoi se vera e vajzës së saj është shkatërruar pasi ajo nuk mund të dalë në rrezet e diellit me duart e djegura apo të hidhet në një pishinë.

“Ajo ka qenë shumë e qetë që atëherë, ka pasur shumë dhimbje, por është kthyer menjëherë në shkollë. Vetëm vazhdoni t’u kujtoni fëmijëve që të mos marrin pjesë në tendenca idiote si kjo, ato 10 sekonda e kanë shkatërruar atë vitet e ardhshme”, shtoi ajo.

Ngjarja ka nxitur edhe një reagim nga ana e Tiktoku-ut, ku një zëdhënëse e platformës është shprehur se për ta është shumë e rëndësishme të kujdesen për sigurinë dhe mirëqenien e komunitetit.

“Ne kujdesemi thellësisht për sigurinë dhe mirëqenien e komunitetit tonë.

Ne heqim në mënyrë aktive përmbajtjen që përshkruan sfida të rrezikshme dhe nxitim njerëzit që e kërkojnë të vizitojnë Qendrën tonë të Sigurisë, ku mund të gjejnë një udhëzues brenda aplikacionit për t’u përfshirë në një sfidë në internet, të zhvilluar me ekspertë kryesorë të sigurisë rinore”, është shprehur ajo.

Artikulli paraprakUKRAINA NË BE? HABIT PUTIN: S’JEMI KUNDËR! SIGURINË TONË E KËRCËNON…
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 18 QERSHOR 2022, ÇFARË SHKRUAJNË GAZETAT SOT