Një ngjarje rëndë raportohet të ketë ndodhur sot mbrapa ish-mapos në Kombinat, afër gjimnazit “Myslim Keta”.

Bëhet me dije se nënë e bijë, Zhaneta Josifi 56-vjeç dhe Anisa Josifi 30 vjeç janë gjetur të pajeta brenda banesës së tyre. Po ashtu raportohet se edhe vajza tjetër e familjes është transportuar në gjendje të rëndë në spital. Ajo quhet Blerta Josifi 34-vjeç.

Nga të dhënat paraprake dyshohet që nënë e bijë mund të jenë vetëflijuar. Ajo shton se nënë e bijë ishin besimtare të një sekti fetar dhe duket se e kanë ndërmarrë aktin e rëndë të vetëflijimit pasi besonin tek ringjallja dhe një jetë më e mirë.

Alarmin për ngjarjen e dha vëllai i Zhaneta Josifit, që s’po komunikonte dot me to.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.07.2020, shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.

Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar.

Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.