Dyshohen 2 raste e para të tipit DELTA Covid 19 në Qarkun e Gjirokastrës.

Burime bëjnë të ditur se një studente e ardhur nga jashtë shtetit një dite me parë nga fshati “Asim Zeneli”, ka shfaqur komplikacione dhe simptoma të ngjashme me atë të tipit indian të virusit Corona.

Ndërsa rasti i dyte është shënuar në Përmet te një person 45 vjeç i ardhur edhe ky nga jashtë Shqipërisë.

Të dyja rastet trajtohen në regjim shtëpiak dhe deri tani gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.

Ndërkohë, për rastet e rastet e dyshuara si me variantin e ri ”Delta” të Covid-19, ministria e Drejtësisë sqaron se deri tani në ISHP nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar.

Sipas tyre, varianti i ri i koronavirusit verifikohet vetëm në ISHP dhe konfirmimi përfundimtar bëhet në laboratorët e huaj.

Artikulli paraprakOPERACIONET E FUNDIT DHE ARRESTIMET E BUJSHME, KRAJA: ËSHTË VETËM FILLIMI! SPAK NUK NDALET
Artikulli tjetërISHP: ASNJË RAST I DYSHUAR APO I IDENTIFIKUAR PËR VARIANTIN DELTA NË SHQIPËRI! PO MONITOROJMË ME KUJDES