2 persona të dyshuar për vjedhje kanë rënë në prangat e policisë. Valentin Sokoli 21 vjeç, banues në Shkodër i dënuar më parë për vjedhje dhe Valdon Sokoli, 23 vjeç, po ashtu banues në Shkodër dhe i dënuar më parë për vjedhje në komunikatën e policisë bëhet e ditur se këta dy shtetas janë arrestuar në flagrancë. Sipas policisë së Shkodrës arrestimi i këtyre shtatasve u bë pasi nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetases

 V.Sh, 72 vjeç, banuese në Shkodër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të « Vjedhjes », parashikuar nga neni 134, 25 dhe 22 të Kodit Penal. Në fakt vjedhjet në banesa në lagje të ndryshme të Shkodrës sidomos gjatë orëve të natës ose edhe të mesditës kohët e fundit janë kthyer në një problem shqetësues gjë e cila ka bërë që policia e Shkodrës të fokusohet edhe më shumë në këtë pjesë për të minimizuar sado pak këtë fenomen.

Artikulli paraprakNDAHET NGA JETA PILOTI FRANCEZ I FORMULA 1 BIANCHI
Artikulli tjetërAKSIDENTI NË HYRJE TË SHKODRËS, 1 I VDEKUR