Pas disa orësh në arrati dhe pas kontrolleve të shumta të Policisë, 70 vjeçari I dyshuar për plagosje me armë zjarri të fqinjit të tij pasditën e djeshme në Shkodër është vetëdorëzuar
Në njoftimin zyrtar polica bën me dije se autori I dyshuar për plagosjen me armë zjarri të fqinjit të tij, për motive të dobëta, pas kontrolleve të shumta, pamundësisë për t’u larguar dhe negociatave mes familjarëve dhe Policisë, është vetëdorëzuar.

70-vjeçari u arrestua për “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Si rezultat i kontrolleve të shumta të kryera nga shërbimet e Policisë, pamundësisë për t’u larguar dhe për të qëndruar i fshehur, si dhe negociatave të vazhdueshme mes familjarëve të autorit të dyshuar dhe Policisë, shtetasi P. B. u vetëdorëzua te strukturat e Policisë, në lagjen “Rus”, ku qëndronte i fshehur prej disa orësh.

Në përfundim të veprimeve procedurale, 70-vjeçari u arrestua për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi:

Rreth orës 14:30 të ditës së djeshme, në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi P. B., 70 vjeç, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri fqinjin e tij, shtetasin V. B., 64 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, POLICIA RRUGORE 1908 MASA ADMINISTRATIVE NË 2 JAVË, PEZULLOHEN 52 LEJE DREJTIMI
Artikulli tjetërMUZEU I SPAÇIT, DRANGU: ATY KU ËSHTË SHKRUAR HISTORIA